Shoqata e Mullistëve proteston në shesh në kohë pandemie

Policia e Kosovës ka hasur në një grup prej 23 personave të cilit ishin anëtarë të shoqatës së Mullistëve të Kosovës, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, ata në orën 11:00 kanë dalë në shesh për të shprehur pakënaqësitë e tyre, duke shkelur kështu dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë.

Lidhur me këtë rast është intervistuar kryetari i kësaj shoqate, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.