Shoqata e Gastronomëve kërkon largimin e kufizimit të lëvizjes për qytetarët dhe orarin e punës

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se kanë kërkuar shfuqizimin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe zgjatjen e orarit të punës. Këto dhe kërkesa të tjera ata i kanë paraqitur para Bordit Këshilldhënës kundër Covid-19.

Thonë se do të respektojnë rekomandimet e IKSHPK’së derisa kërkojnë ndihmë.

Njoftimi i plotë:

Sot në mbledhjen e radhës së Bordit Këshillidhënës kundër Covid-19 në emër të Shoqatës së Gastronomëve Kryetari Petrit Kllokoqi paraqiti kërkesat kryesore për hapat e mëtejmë të Gastronomisë në përballje me pandeminë COVID-19.

Para anëtarëve të Bordit shprehëm kërkesat si në vijim:

1. Te shfuqizohohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe për orarin e punës.

2. Të fillojmë bashkarisht përgaditjen për punën e sektorit për periudhën vjeshtë, dimër.

3. Të përgaditet pako e veçantë për përkrahje te sektorit te gastronomisë, si sektori me i goditur nga pandemia, para së gjithash të sigurohet subvencionimi, punësimit në sektorin e gastronomisë.

Gastronomët do të vazhdojnë të respektojnë distancë dhe çdo vendim , përmbajtja e së cilës është dakorduar paraprakisht ndërmjet institucioneve dhe gastronomëve.