Shoku i klasës së Besnik Mustafës, i kërkon ta mbys babain për hirë të popullit

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht nesër do të voton për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti dhe për rrëzimin e saj, e kjo ka ngjallur reagime të ashpra nga militantët e Vetëvendosjes.

Besnik Huruglica, shoku i klasës së djalit të Isa Mustafës, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Mustafa, ka një mesazh për të.

Ai i ka dërguar mesazh Mustafës duke i thënë se “Unë baben tem kurr se kisha lanë me bo cka po bon baba yt”.

Tutje shoku i klasës së Besnik Mustafës, ka thënë se “ka shumë mundësi që e kisha mytë n’gjumë për hatër të populli”.