Shokon zyrtari i qeverisë kineze: Ushtria amerikane mund ta ketë sjellë koronavirusin në Kinë

Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës, ka bërë një deklaratë shokuese gjatë të enjtes. Ai tha se ushtria amerikane mund ta ketë sjellë koronavirusin në qytetin kinez Wuhan, që po cilësohet si epiqendra e epidemisë, raporton Reuters.

Zyrtarët kinezë këto komente i kanë bërë si kundërpërgjigje ndaj zyrtarëve amerikanë, që kanë thënë se autoritetet kineze kanë vepruar shumë ngadalë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për mos transparencë, transmeton Telegrafi.

Të enjten Këshilltari amerikan për Siguri Nacionale, Robert O’Brien, ka thënë se shpejtësia me të cilën Kina ka reaguar për të parandaluar koronavirust sipas të gjitha gjasave i ka kushtuar botës, kur sipas tij kanë mundur të bëhen përgatitjet më herët.

Me një gjuhë të ashpër të shkuar në gjuhën angleze në llogarinë e verifikuar në Twitter, zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës, Zhao Lijian, ka shkruar se janë Shtetet e Bashkuara që u mungon transparenca. “Ku filloi pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve? Ndoshta ushtria amerikane është ajo që solli epideminë në Wuhan. Ju lutem jini transparent. I bëni publike të dhënat e juaja. SHBA-të na e kanë borxh një shpjegim”, ka shkruar Zhao.