Shokon gjenerali serb: Ja pse e vranë serbët Adem Jasharin dhe familjen e tij

Gjatë një interviste në emisionin “Vo Centar” të televizionit Alsat-M, ish gjenerali serb, Stevan Gjuroviq, tregoi se sa spiunë kishin dhe sa herë ata kishin mundur ta vrisnin Adem Jasharin.

Gjenerali serb ka folur gjerë e gjatë për luftën e forcave serbe në Kosovë dhe prapaskenat. Ai thotë se ka qenë në shërbim për shumë vite në Kosovë.

Ai ka shpjeguar detaje të luftimeve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë kundër UÇK-së.

Gjenerali ka folur për shumë detaje dhe vizita të ndërkombëtarëve, veçmas ndërmjetësimit të Richard Holbrooke, misionit verifikues OSBE, respektivivisht shefit të misionit, William Wallker.

Serbi ka rrëfyer për betejat me UÇK-në dhe detaje tjera, veçmas është ndalur në vrasjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.

Me tej ai tregoi se ata mund ta kishin vrarë Adem Jasharin kur të donin dhe ku te donin. Madje mund ta zinin edhe të gjallë, pasi spiunët e informonin atë në çdo kohë. Mirëpo, ai tregoi edhe pse u masakrua familja Jashari.

“Ne mund ta vrisnim Adem Jasharin kudo dhe kurdo, madje edhe mund ta zinim edhe te gjallë. Mirëpo, ne i vramë familjen për t’i dërguar një mesazh ndërkombëtareve”, tha ai.