Video

Shokët ia çojnë në vend amanetin e fundit personit që u aksidentua për vdekje në Vushtrri

Mentor Merovci, humanisti nga Vushtrria, vdiq si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Pak para se të ndërronte jetë Merovci, kishte shkruar një status në “Facebook” ku kërkonte që të shpërndahen hurme dhe ujë për personat që koha e iftarit i gjen në kolona.

Ndërsa, sot shoktë të tij janë mobilizuar për të ia përmbushur atij amanetin.

Ata kanë shpërndarë hurme dhe ujë në komunikacion.