“Shoferja më e kujdesshme në botë” përdor metër për të parkuar makinën

Një grua nga Kina duket se është tepër e kujdesshme në jetën e përditshme.

Ajo u filmua duke përdorur një metër pune për të matur makinën. Gruaja duhet të kuptonte nëse mjeti i saj mund të futej në vendin e parkimit.

Në videon e filmuar nga një person në qytetin Shenzhen të Kinës, duket se ajo qëndron para makinës së kuqe me një metër në dorë.

Brenda në mjet ishte një vajzë tjetër, që mendohet të jetë pasagjere. Është ende e paqartë se cila prej tyre arriti të parkonte makinën.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e quajnë “shoferen më të kujdesshme në botë” pasi videoja u bë virale me më shumë se 10 milionë klikime në një ditë.

loading…