Shoferit të “Audi A6” i “kërset” dënimi 150 euro, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka gjobitur një qytetar me 150 euro gjobë.

Kjo pasi gjatë vozitjes, ai ka kryer tejkalim të dy veturave në vijë të plotë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Këtë tejkalim me veturën “Audi A6” ai e ka kryer dje gjatë mesdites në rrugën Pejë Prishtinë, përkatësisht në fshatin Dollc.

“Në bazë të fotos të publikuar, kundërvajtësi me datë 17.12.2021, rreth orës 13:50, në rrugen Pejë-Prishtinë në fshatin Dollc, gjatë vozitjës së veturës ka bërë tejkalimin e dy veturave ne vijë të plotë. Kundërvajtësi është identifikuar nga Policia dhe I njejti pranon kundërvajtjen e bërë.
Nga njesiti I NJRKRR-së iu është shqiptiuar flet gjoba të cilën e keni të bashkangjitur gjithashtu edhe foton”, thuhet në njoftimin e Policisë.