Shoferi vëren që vetura ishte përfshirë nga zjarri, nuk ndalon – përkundrazi rrit shpejtësinë (VIDEO)

Një shofer garash kuptoi se flakët kishin përfshirë makinën e tij dhe u detyrua të rriste shpejtësinë për të arritur në ndalesën e sigurisë para se zjarri të shkatërronte makinën e tij.

Sipas mediave britanike, Calum Lockie, 51 vjeç, bashkë me Julian Thomas, po garonte më 8 qershor në Festivalin Historik në Leicestershire.

Siç edhe mund të shihet në pamje, në momentin që ai vëren zjarrin dhe tymin, nuk ndalet – përkundrazi, vazhdon, madje duke rritur shpejtësinë.

Për fat të mirë të tij, zjarri nuk përhapet më tej dhe arrin cakun e dëshiruar nga shoferi.