Shoferi kosovar i autobusit me plot udhëtarë përdor telefonin gjatë ngasjes

Një shofer i autobusit me plot udhëtarë që po lëvizte në relacionin Ferizaj-Përmet-Ferizaj ka shfaqur disa momente të rrezikshme neglizhence gjatë ngasjes.

Një lexues i lajmi.net ka dërguar një video në redaksinë tonë ku shihet se shoferi në fjalë gjatë ngasjes përdorte edhe telefonin.

Lexuesi thotë se videoja është bërë para rreth dy muajsh.

Videoja është incizuar më 17 maj në rajonin e Kukësit, në orën 01:00 pas mesnate.

Çështja e sigurisë në transportin me autobusë është aktualizuar shumë kohëve të fundit pas aksidentit tragjik në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 mërgimtarë dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.