Shoferi i Porsche 911 përballet me burg pasi u kap duke vozitur me shpejtësi 285 km/h në autostradë

Autoritetet policore në Spanjë kanë publikuar disa pamje të kapura nga një helikopter të cilat kanë bërë vëzhgimin e trafikut në komunën El Espinar pranë Madridit.

Sipas një postimi nga shërbimi policor, ata kanë kapur një shofer të një veture Porsche 911 që thuhet se është irlandez dhe u kap duke vozitur me shpejtësi deri në 285 km/h përgjatë një pjese të autostradës.

Dhe ai po voziste me një shpejtësi të tillë, aty ku shpejtësia e lejuar është deri në 120 km/h, përcjell Telegrafi.

Veç kësaj, raportohet se shoferi u kap gjithashtu duke bërë 139 mph (224 km/h) në një pjesë tjetër të rrugës.

Duke u nisur drejt Madridit, shoferi irlandez u kap nga patrulla e autostradës.

Ai u njoftua atje se shpejtësia me më shumë se 50 mph (80 km/h) në Spanjë është në fakt një krim.

Në të vërtetë, shoferi thuhet se përballet me deri në gjashtë muaj burg, një gjobë ose kohë në shërbim të komunitetit.

Drejtuesit e automjeteve gjithashtu mund të humbasin patentën e tyre deri në katër vjet.