Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur vozitësit të një automjeti në Gjermani.

Ai ishte ndalur te një pompë për t’u furnizuar me derivate. Deri aty, gjithçka kishte shkuar në rregull.

Por, një gabim i tij, i ka shkaktuar dëme pompës së derivateve.

Ai ka harruar ta heqë nga vetura e tij dorëzën e pompës përmes së cilës e kishte mbushur veturën dhe për pak e kishte shkulur gjithë aparatin.

Pavarësisht dëmit që shkaktoi, ai vetëm del e largon dorëzën nga vetura dhe ikën.