Shoferët që pinë cigare gjatë vozitjes në Greqi do të gjobiten me 1500 euro

Reforma në ligjet greke të komunikacionit ka sjellë gjoba të reja për shoferët që pinë cigare gjatë vozitjes së automjeteve.

Rregulloret e reja të trafikut dhe një fletëudhëzim të publikuar nga Ministria greke e Shëndetësisë thonë se shoferët e taksive, autobusëve apo çfarëdo automjeti tjetër publik, që pinë cigare ndërsa po vozisin do të gjobiten me 1500 euro dhe automjeti i tyre do t’iu ndalohet për një muaj, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, sipas rregulloreve të reja, nëse në automjetin publik ka ndonjë fëmijë nën moshën 12-vjeçare atëherë gjoba do të jetë deri në 3000 euro.

Ndërsa shoferët me automjetet personale (private) që pinë cigare gjatë vozitjes dhe në automjetin e tyre bashkë me ta është një fëmijë nën moshën 12-vjeçare, do të gjobiten me 1500 euro po ashtu si dhe do t’iu merret patenta e shoferit.

Shoferët, po ashtu, do të gjobiten njëjtë nëse bashkudhëtari i tyre konsumon produktet e cigares.

loading…