Shoferët e autobusëve sërish në protestë, bllokojnë qarkullimin para komunës
Shoferët e autobusëve të linjave private 7B dhe 3, janë duke protestuar sërish para Komunës së Prishtinës, rreth pakënaqësive ndaj “Trafikut Urban”. Ata po protestojnë me arsyetimin se komuna e Prishtinës i ka sjellë 21 autobusët e rinj pa paralajmërim, siç thonë ata, duke rënë ndesh me oraret që kanë pasur deri tani kompanitë private, shkruan Gazeta Express
Linjat private të autobusëve kanë bllokuar qarkullimin e rrugës para komunës së Prishtinës.
Shoferët kanë ndalur autobusët para objektit të Komunës, e po protestojnë me arsyetimin se komuna e Prishtinës i ka sjellë 21 autobusët e rinj pa paralajmërim, siç thonë ata, duke rënë ndesh me oraret që kanë pasur deri tani kompanitë private,
Nga objekti i vjetër i komunës së Prishtinës e deri tek rruga “Luan Haradinaj” rruga është e bllokuar.
Kujtojmë se ditë me shoferët e linjave private kishin protestuar me arsyen se Komuna nuk i kishte njoftuar për lëshimin në qarkullim të autobusëve të rinj.
Ismet Haliti, përfaqësues i Këshillit të linjave private, kishte thënë se kompanitë private duhet të trajtohen të barabartë me atë të Trafikut Urban.
Ata ditë më parë janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, Muhedin Nushi, për të arritur një zgjidhje, por vetëm kanë marrë sqarime shtesë. Zyrtarë nga komuna e Prishtinës kanë thënë se nuk bien ndesh të gjitha oraret e “Trafikut Urban” me ato të linjës 7 dhe 3b.
Po ashtu, kanë thënë se kompanitë private nuk mund të operojnë, përderisa primare është interesi publik. Edhe qytetarët e kanë mirëpritur ardhjen e 21 autobusëve urbanë, duke thënë se rritja e numrit të autobusëve ua lehtëson qarkullimin atyre.
Komuna e Prishtinës është furnizuar me 30 autobusë të rinj urbanë në vitin 2017, derisa tani ka në funksion 51 autobusë urbanë. Njëzetenjë autobusët e rinj urbanë kanë nisur të qarkullojnë në disa linja të reja.
Risi është linja e Kalabrisë, që fillon te kompania “Pastrimi” dhe kalon në disa rrugë të Kalabrisë, përfshirë rrugën te Stacioni dhe “Banesat e Arabëve”. Po ashtu linjës 3 i shtohet edhe një sub-linjë që kalon te “Princi i Arbërit” dhe përshkon edhe rrugën “Muharrem Fejza”.
Përmes autobusëve të rinj, do të ketë qarkullim edhe deri në fshatrat e Gollakut dhe në Keqekollë.