Koronavirusi tani është përhapur në pothuajse 70 vende të botës dhe zyrtarët shëndetësorë po përpiqen të ndalojnë përhapjen e virusit.
Por me shumë pacientë që nuk e kuptojnë se janë të sëmurë, dhe të tjerë që vazhdojnë me jetën normale deri sa të diagnostikohen, infeksioni me përhapje të shpejtë po provohet si i vështirë për t’u përmbajtur.
Shmangia e simptomave të virusit, i cili shkakton një sëmundje të quajtur COVID-19, mund të jetë aq i thjeshtë sa të përmbaheni higjenës së mirë të zakonshme, sipas shkencëtarëve.
MailOnline zbulon disa nga hapat fizikë që mund të ndërmerrni për të shmangur koronavirusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që njerëzit të lajnë duart të paktën pesë herë në ditë me sapun dhe ujë ose sanitator dore. Fërkimi, thonë ekspertët, është çelësi për pastrimin e shenjave të infeksionit.
Ndiqini këshillat e plota:
Shmangni përqafimet dhe shtrëngimet e duarve
Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran tha: “Këshillohet reduktimi i kontakteve sociale të një natyre fizike”.
Këshilla për shmangien e shtrëngimt të dorës vjen pasi ministri i brendshëm i Gjermanisë sot refuzoi të shtrëngojë dorën e Angela Merkel sot në mes të një përhapjes së koronavirusit në rritje në vend.
Mos prekni dorezat dhe parmakët
Ekspertët thonë se mënyra më e zakonshme që koronavirusi mendohet të përhapet është nga njerëzit që prekin sipërfaqet të cilat janë kontaminuara nga një pacient i infektuar.
Kjo funksionon nga dikush që ka kollitur ose teshtitur në duar, pastaj ka prekur një sipërfaqe pa pastruar duart.
Günter Kampf i Universitetit të Greifswald në Gjermani tha se dezinfektuesit mund të vrasin viruset, por shumë gjëra që prekim çdo ditë në transport ose në ndërtesa publike nuk dezinfektohen shpesh.
Përdorni një stilolaps për të shtypur butonat në vend të gishtërinjve
Profesor Kampf tha se një ashensor është një vend veçanërisht i lartë për rrezik sepse të gjithë bllokohen duke marrë të njëjtin ajër dhe duhet të shtypin të njëjtat butona.
Ndaloni së prekuri fytyrën
Sipas Alistair Miles, një studiues i Universitetit të Oksfordit ka këshilluar të gjithë të mos prekin fytyrat.
Viruset mbijetojnë në sipërfaqe dhe merren nga personi tjetër që e prek atë, i cili më pas prek fytyrën dhe transferon virusin në gojë, hundë ose sy.
Teshtitni në bërryla
Nëse nuk keni faculetë në dorë, teshtitja ose kollitja në bërryl është më mirë sesa teshtitja në duar.







