Shkurte Gashi publikon fotografi nga periudha e shtatzënisë, edhe një imazh të djalit

Shkurte Gashi i befasoi të gjithë kur u publikua lajmi se këngëtarja është bërë nënë e një djali.

Për më shumë, pak ishte ditur edhe për historinë e saj të dashurisë me Albert Limanin.

Autorja e shumë hiteve u bë nënë në dhjetor të vitit të kaluar dhe më pas u mësua edhe identiteti i partnerit të saj.

(Foto: Instagram/shkurtegashi_)

Çifti pritën në jetë djalin që e pagëzuan Mal, ndërsa kohë pas kohe në profilin e Shkurtes në Instagram kemi parë fotografi familjare.

(Foto: Instagram/shkurtegashi_)

Gjatë të shtunës, ajo ka postuar imazhe nga periudha e shtatzënisë, në të cilat paraqitet së bashku me Albertin, teksa në fund ndodhet një fotografi e djalit.

“Periudha jonë e bukur”, është përshkrimi që këngëtarja ua ka vënë fotografive.