Shkurte Gashi ka disa fjalë për Fifin pas largimit të saj nga Big Brother VIP

Që nga alivanosja e Fifit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, reagimet kanë qenë të shumta në publik, por edhe nga kolegët e saj të estradës.

Tani, pas daljes sot të Fifit, një reagim ka ardhur edhe nga këngëtarja Shkurte Gashi.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi të Fifit, derisa i ka bashkëngjitur edhe një dedikim.

“Ti je fituese e dashur, për ndjenjat e bukura që na dhurove”, ka shkruar Shkurte Gashi.

Ndryshe, me të dalë nga shtëpia e Big Brother, Fifi në zyret e Top Channel është pritur nga miqtë e saj më të mirë.

Në mesin e tyre ishin edhe dy ish banorët, Arditi dhe Paloma të cilët e përqafuan këngëtaren.