Foto

Shkurte Gashi bëhet me veturë super luksoze, Maybach GLS 600 – zbulohet çmimi!

Shkurte Gashi është një emër shumë i njohur dhe njëherësh shumë i dashur për publikun.

Përveç suksesit të saj të padiskutueshëm, këngëtarja e zhanrit folklorik njihet për jetën e saj luksoze.

Së fundmi, ajo ka befasuar veten me një veturë të re, madje jo të thjeshtë po të brendit luksoz Mercedes.

Foto: Shkurte Gashi / Instagram

Veturën të cilën ajo e bleu është Maybach GLS 600, model i vitit 2024.

Ky SUV, nga brendi Mercedes është një veturë tejet e njohur dhe çmimi për modelin e saj bazë fillon nga 175 mijë dollarë, derisa variantet e tjera mund të vijnë edhe me çmime më të larta.

Ishte vetë këngëtarja Shkurte Gashi e cila përmes një postimi në Instagram, bëri të ditur se u bë me një makinë super-luksoze. /Telegrafi/