Këngëtarja

Shkurte Fezja e parashikoi saktë fitoren e Shqipërisë mbrëmë, ja çka tha pak orë para ndeshjes

Këngëtarja Shkurte Fejza e cila mbrëmë para ndeshjes ka kënduar këngën më të famshme të tifozëve kuqezi në stadiumin “Air Albania”, “Mora fjalë”, ka bërë një parashikim të saktë.

Vetëm pak orë para se të nis loja e Shqipërisë me Republikën Çeke, këngëtarja y pyet nga gazetarja e mediave në Shqipëri se si i pret rezultatet finale.

“Prej dëshirës unë do të doja të përfundonte ndeshja 3 me 0”, tha ajo.

Dhe kështu doli. Shqipëria shënoi fitore të madhe 3:0 ndaj Republikë Çekes dhe kësisoj është jashtëzakonisht pranë kualifikimit në Kampionatin Evropian.

Ndiqeni pjesën kur Shkurte Fejza ia qëllon rezultatit para se të luhej ndeshja:

@ballkani.info Shkurte Fezja e parashikoi saktë fitoren e Shqipërisë mbrëmë, ja çka tha pak orë para ndeshjes #tirana #prishtina #fyp #viral #uçk #kuqezi #shqip #albania #kosovo #kosova #ulqin #morafjale #shkurtefejza ♬ original sound – Ballkani.info

Kënga “Mora Fjalë”, interpretuar nga artistja mund të cilësohet si një nga “himnet” e tifozëve në çdo ndeshje ku luan kombëtarja shqiptare. Interpretimi i kësaj kënge në masë këngëtarja thotë se i përcjell një emocion të jashtëzakonshëm.