Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka festuar sot (hënë) 78-vjetorin e lindjes së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

E pranishme ishte edhe këngëtarja Shkurte Fejza, e cila para mediave e quajti ish-presidentin Clinton si mik të madh të shqiptarëve, raporton Ballkani.info.

“Po ndihem e privilegjuar për këtë moment  të bukur që ma dhuruat. Emri i presidentit Bill Clinton  është gdhendur ne çdo zemre të shqiptarëve. Në çdo ditëlindje të familjeve tona, në çdo ditëlindje të shtetit tonë ne e kujtojmë këtë mik të madh të shqiptarëve qe ju gjete Kosovës në kohët më të vështira. Me gjithë zemër e them që është ndër personalitet me të zgjuar që ka bota. Urime ditëlindjen zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë Kosovën  dhe Zoti e bekoftë miqësinë tonë të përjetshme”, tha Fejza./Ballkani.info/