Shkurta është e martuar tash e sa vite, por kur dhe ku ia dha puthjen e parë Hajrushit

Si u njohën Shkurtja dhe Hajrushi.

Shkurte Fejza është histori suksesi, emër i dëshmuar në muzikë që në rini shumë të hershme. Ajo, u bë këngëtarja e pëlqyer e qindra e mijëra njerëzve.

Shkurte Fejza këngëtare që ka ndërtuar karrierë të suksesshme, përherë e ka pasur mbështetjen dhe përkrahjen e pa kursyer të të shoqit, Hajrushit.

Por, si u njohën ata?

Këngëtarja ka treguar se janë të të njëjtit fshat dhe se Hajrushin e kishte prej kohësh simpati, pasi ishte djalë i pashëm dhe nxënës shumë i mirë, shkruan “Kosovarja”.

Siç kuptohet, çifti i ri, puthjen e parë e shkëmbyen pas një koncerti, diku aty prapa perdeve.