Shkumbin Demalijajt i ndryshohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që deputetit të AAK-së, Shkumbin Demalijaj, ti ndryshohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar avokati i Demalijajt, Arianit Koci.

“Është marrë vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak”, ka thënë Koci.

Koci ka thënë se ky vendim i Gjykatës së Apelit ka ardhur pas ankesës së drejtuar dje.

Ai ka thënë se madje do të kërkojë që deputeti Demalijaj të lirohet nga çdo masë tjetër.

“Me mjetet e parapara ligjore do të kërkojë që të lirohet nga çdo masë”, ka thënë Koci.

Demalijaj është arrestuar pas akuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, pas deklarimeve të tij të cilat janë konsideruar si kërcënime në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj i cili ishte duke hetuar listat e fryra të veteranëve të UÇK-së.

Ditë më parë masa e paraburgimit i është ndryshuar edhe deputeti Milaim Zeka i cili tashmë gjendet në arrest shtëpiak