Shkumbin Demaliaj deklarohet pas lirimt nga arresti shtëpiak

Pas lirimit nga masa e arrestit shtëpiak, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Shkumbin Demaliaj, ka shprehur pakënaqësi ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

Demaliaj, ka paralajmëruar angazhim në kompenzim të kohës së humbur në këtë proces.

“Do ta kompenzoj kohën që ma humbën..”, ka shkruar Demaliaj, në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Demalijaj fillimisht ishte mbajtur në paraburgim pas deklarimeve të tij të cilat ishin konsideruar si kërcënim në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj.