devijimi i shtratit të lumit

Shkumbimi nis të “gllabërojë” tokën bujqësore ende pa nisur stina e reshjeve

Disa dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë rrëmbyer nga Lumi Shkumbin në fshatin Labinot-Fushë, në Elbasan.

Mosmarrja e masave pritet të sjellë një situatë edhe më të rëndë me nisjen e reshjeve.

Dëmet e shkaktuara nga devijimi i shtratit të lumit janë të konsiderueshme, ndërsa sipas banorëve, askush nuk ka marrë masa për këtë situatë që vazhdon prej më shumë se dy vitesh.

Sipas agronomit të fshatit, janë bërë kërkesa drejtuar bordit të kullimit për ndërtimin e një prite mbrojtëse nga vërshimi i lumit, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.

Janë më shumë se 200 rrënjë ullinj të dëmtuara dhe një sipërfaqe toke prej më shumë se 25 hektarë që janë përfshirë nga lumi, ndërsa banorët e zonës i tremben dimrit që po vjen…/tch