Merdar

Shkuarja e mërgimtarëve, pritjet për të dalë nga Merdara deri në 1 orë e gjysmë

Në pikat kufitare është rritur fluksi për të dalë nga Kosova, pas kthimit të mërgimtarëve në diasporë.

Në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë nga dy orë në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar është 700 metra.

Pritje për ta lëshuar Kosovën ka edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, e cila zgjat prej një orë deri në një orë e 10 minuta, ndërsa kolona është 150 metra.

Pritje deri në 15 minuta për ta lëshuar Kosovën ka edhe në Jarinjë, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet për të dalë nga Kosova janë 3 deri në 5 minuta.