Një shtëpi është kapluar nga një zjarr i madh mëngjesin e sotëm afër gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë. Ekipi i T7 ka qëndruar në vendin e ngjarjes dhe nga atje sjell informacionet më të reja.
Si pasojë e thithjes së tymit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore një zjarrfikësit, por që i njëjti ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe se aktualisht ndodhet në gjendje stabile.
Tutje, raportohet se zjarri dyshohet se nisi nga një garazhë në të cilën ndodheshin vajra mekanike.
Tashmë zjarri është lokalizuar, teksa më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.











