Shkrimtari Adem Gashi, ka njoftuar se është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një publikimi në Facebook, Gashi bëri të ditur largimin e tij nga partia e Kurtit.

“Ditë e bukru sot për t’i thënë lamtumirë VV-së pas katër viteve. Adios”, shkroi ai.

Ndryshe këtë vit, Adem Gashi ka fituar Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”.