Shkrimi në New York Times në 1 vjetorin e tarifës – vështirë se Albin Kurti do ta heqë atë

Taksa e autoriteteve të Kosovës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, ka mbushur sot një vit që prej se ka hyrë kur në fuqi. E pikërisht në një vjetorin e taksës, gazeta amerikane me influencë Nju Jork Times ka publikuar një shkrim të agjencisë AP’së ku shfaqen dilema nëse qeveria e re në krye me Albin Kurtin, do ta heq taksën e vendosur nga Qeveria Haradinaj.

Sipas këtij shkrimi, kabineti i ri i Kosovës nuk ka shumë gjasa që të heqë tarifat të cilat vlejnë për importimin e produkteve serbe dhe boshjnake.

Tutje rikujtohet deklarata e kandidatit për kryeministër nga radhët e VV’së, Albin Kurti, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet e tetorit, i cili kishte thënë se se tarifa e vendosur nga Kosova për produktet serbe e boshnjake, tregon se vendi ka sovranitet dhe subjektivitet të plotë ndërkombëtarë.

Më tej, në shkrimin e publikuar në gazetën e cila zë vendin e tretë në SHBA për nga tirazhi, thuhet se që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, në të gjitha dyqanet e Kosovës nuk mund të shihet as edhe një produkt i shtetit fqinj, Serbisë.

Një qytetar kosovar, Naim Krasniqi, pronar i dyqaneve të vogla në Kosovë, thotë për AP se tarifa 100% e vendosur një vit më parë nga qeveria është e drejtë pasi Serbia po bllokon të gjitha mallrat nga Kosova.

“Ne mund të jetojmë pa to”, thotë Krasniqi për mallrat serbe, të cilat në dyqanet kosovare tani zëvendësohen kryesisht nga importet nga Kroacia, Maqedonia e Veriut apo Bullgaria.