Shkon të qajë babanë e vdekur në spital, e gjen të mbuluar nga krimbat

Kishte shkuar në morgun e spitalit në Milazzo në Messina të Italisë, për të qarë mbi trupin e pajetë të babait, i cili sapo kishte ndërruar jetë, por e gjeti kufomën të mbuluar nga krimbat.

Babai 56-vjeçar, ishte shtruar në repartin e terapisë intensive dhe familjarët nuk e kishin kuptuar gjendjen e tij, ku përkeqësimi i situatës shkaktoi vdekjen e papritur.

“Të afërmit e viktimës, arritën në spital disa orë pas vdekjes dhje u shokuan. Në flokë dhe duar ishte mbuluar nga krimba dhe parazitë”, thotë avokati i familjes Enzo Iofrida.

Familjarët filmuan gjithçka me video dhe më tej bënë denoncimin në polici, kundër strukturës.

Avokati e cilëson të papranueshëm faktin që në terapinë intensive të një spitali të ketë parazitë dhe krimba, teksa kërkon që të bëhet drejtësi.

loading…