Shkon për ta zgjuar për shkollë, nëna e gjen djalin e vdekur në shtrat

Një nënë është tronditur, pasi ka gjetur djalin e saj të vdekur në shtrat. 

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Kimberley Shepherd, e kishte gjetur të vdekur djalin e saj 11-vjeçar teksa kishte shkuar për ta zgjuar për në shkollë.

Liam vdiq në mënyrë misterioze në shtëpinë në Weston-super-Mare, Somerset, në Britani,  ndërkohë që mbetet e paqartë arsyeja.

Kimberley u shpreh për mediat se “Ai është dashuria e jetës sime, shpirti im binjak, ishim vetëm ne të dy që kur lind,  e rrita atë vetëm“.