LAJMI I FUNDIT

Shkon në tre numri i të plagosurve në Prishtinë, zbardhen detaje të rastit

Tre persona kanë mbetur të plagosur në Prishtinë.

Kështu ka konfirmua zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen Lakrishte të Prishtinës.

Policia në vendin e ngjarjes në bazë te hetimeve fillestare ka gjetur se tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit.

Të tre nga të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se tashmë janë identifikuar të dyshuarit lidhur me rastin.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar.