Para dy ditëve një vajzë ka kërkuar ndihmë në QKUK, pasi kishte rënë nga lartësia, por pas trajtimit ajo veç është bërë më keq, andaj edhe policia ka nisur hetimet për trajtim të pandërgjegjshëm.

E njëjta më pas është dërguar në emergjencë dhe është hospitalizuar në repartin e neurokirurgjisë.

“Prishtinë 06.07.2021 – 19:00. Raportohet se viktima femër kosovare (e mitur) duke lozur është rrëzuar nga një lartësi. Pasi ka marr tretman mjekësor, është liruar, ndërsa më 07.07.2021 viktimës i është keqësuar gjendja dhe është dërguar në emergjencë dhe është hospitalizuar në repartin neurokirurgjisë”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, rasti është inicuar dhe do të hetohet.