Shkon në më shumë se 90 numri i viktimave afgane në Kabul, 150 të plagosur rëndë

Numri i të vdekurve në Kabul rritet në më shumë se 90 të vrarë, 150 të plagosur.

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy shpërthime të ndara me bomba në kryeqytetin afgan, Kabul.

Pos dëmeve materiale janë shënuar edhe dhjetëra viktima, raporton mediumi amerikan CNN.
Numri i të vdekurve nga shpërthimet e së enjtes është rritur në më shumë se 90 te afganët dhe ka gjithashtu më shumë se 150 të plagosur nga shpërthimet.

Gjithashtu zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se 12 marinsa amerikanë të vdekur dhe 15 të plagosur në Kabul.

Ndryshe, një fraksion i Shtetit Islamik, ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për dy shpërthimet në shtetin afgan.