Moskë

Shkon në 93 numri i të vrarëve nga sulmi masiv afër Moskës

Komiteti Hetues i Rusisë tha të shtunën se ka shkuar në 93 numri i të vrarëve nga sulmi i së premtes mbrëma në një sallë koncertesh afër Moskës, raporton televizioni BBC.

Fillimisht ishte raportuar për rreth 40 të vrarë, pastaj të shtunën herët numri u përditësua në të paktën 60 viktima.

Autoritetet ruse thonë se shifra pritet të rritet, sepse dhjetëra të plagosur janë në gjendje serioze.