Shkon në 78 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Miami

Numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së ndërtesës në Miami të Floridas, ka shkuar në 78 të premten.

Ekipi i shpëtimit ka vazhduar me kërkimet edhe në ditën e 16-të, për të gjetur viktima nën rrënojat e ndërtesës. Pavarësisht kërkimeve për më shumë se dy javë, ende nuk dihet për fatin e 62 personave të tjerë.

Në mesin e viktimave deri më tani është edhe vajza 7-vjeçare e njërit prej punëtorëve të Zjarrfikësve në Miami.

Ndërtesa në Miami ishte shembur në mëngjesin e 24 qershorit, derisa shumica e banorëve ishin duke fjetur.