Shkon në 38 numri i viktimave nga ortekët e borës në Turqi VIDEO

Ka shkuar në 38 numri i viktimave nga dy ortekë të shkaktuar në lindje të Turqisë, shumica prej tyre të shkaktuara nga orteku i dytë gjatë tentimit për të shpëtuar viktimat, kanë bërë të ditur zyrtarët, raporton Reuters.

Autoriteti për Fatkeqësi dhe Urgjenca i Turqisë (AFAD) tha se 33 persona mbetën të vdekur kur po kërkohen dy viktima të shkaktuara nga orteku i parë që la të vdekur pesë persona. Paraprakisht tetë persona ishin shpëtuar.

Autoritetet turke kanë konfirmuar se me këtë rast 53 persona kanë mbetur të lënduar.

Ortekët ndodhën në distriktin Bahcesaray.