Shkon në 32 numri i viktimave nga tajfuni në Kinë

Ka shkuar në 32 numri i viktimave nga tajfuni që ka goditur Kinën, derisa 16 të tjerë janë zhdukur, raporton Reuters.

Tajfuni Lekima, të shtunën në mëngjes, e goditi lindjen e provincës Zhejiang me erërat që kanë arritur deri në 187 km në orë, duke shkaktuar kështu edhe kaos në trafik.

Lekima, është tajfuni i nëntë këtë vit që ka goditur Kinën, dhe pritet të bëjë edhe një goditje në provincën Shandong.

Tashmë ky tajfun ka dëmtuar më shumë se 189 mijë hektarë të mbjella, derisa ka shkatërruar 36 mijë shtëpi në Zhejiang, thonë autoritetet lokale, që kanë vlerësuar humbjet ekonomike mbi 2 miliardë euro.

loading…