Shkon në 174 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, 28 raste të reja

Vazhdon rritja e të prekurve nga koronavirusi. Kjo është rritja më e madhe ditore me 28 raste të reja. Në total janë 174 të prekur.

Janë 28 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, ku vetëm në Tiranë janë më shumë se 83 të infektuar.

Raste të reja ka edhe në Korçë, Shkodër, Fier dhe Lezhë, Durrës. /ballkani.info/