Ekipi i RTV Dukagjini nga terreni raporton se numri i qytetarëve të helmuar nga Malisheva ka shkuar në 124.
Emergjenca në Malishevë tashmë është e mbipopulluar nga pacientët.
Disa po detyrohen t’i dergojnë edhe në Prizren.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i ShSKUK-së kanë vizituar sot të qytetarët e helmuar në Malishevë, të cilët janë hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK.
“Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile”, ka shkruar ai.
Ndërsa drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arben Vishaj për pacientët që po trajtohen atje ka thënë se gjendja e përgjithshme është stabile.







