Shkon në 104 numri i viktimave të koronavirusit në Bosnjë e Hercegovinë

Në 24 orët e fundit, katër pacientë të infektuar me koronavirus kanë vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Të gjithë viktimat kishin edhe sëmundje të tjera kronike, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 104, ndërkaq të infektuar janë 2,095 persona. Prej tyre, 942 persona janë shëruar.

Ndërsa, sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik të Republikës serbe, vdekshmëria në Republikën serbe aktualisht është më e larta në rajon dhe arrin në rreth pesë për qind. Mosha mesatare e viktimave është rreth 70 vjeç.