Shkon mbi 101 mijë e 600 numri i të vdekurve në SHBA nga Covid-19

Së paku 101 mijë e 621 veta kanë ndërruar jetë në SHBA si pasojë e koronavirusit.

Sipas të dhënave të Johns Hopkins University, rastet e të infektuarve kanë kaluar së paku në një milion e 721 mijë e 926 gjithandej vendit, transmeton Klan Kosova.

Në këto shifra përfshihen të të gjitha 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territoret tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.