Shkollat serbe injorojnë SBASHK-un, vazhdojnë mësimin

Zyrtarisht mësimi në shkollat e Kosovës duhet të niste më 1 shtator. Por bankat e shkollave janë ende të zbrazëta për shkak të grevës së organizuar nga Sindikata e Arsimit.

Përveq shkollave private edhe disa shkolla publike nuk janë pjesë e kësaj greve.

Shkollat në komunat me shumicë serbe në Kosovë, po vazhdojnë procesin mësimor në mësim të rregullt. Kur shumica e kolegëve të tyre shqiptarë janë në grevë, mësimdhënësit serbë po japin mësim, ndonëse mendojnë se ky profesion duhet të ketë paga më të larta.

Mësimdhënësit serb nuk janë anëtarë të SBAShK-ut.

Mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave thonë se mësojnë me sistem e planprogram të Serbisë, dhe paguhen nga atje. Sipas drejtorit të Gjimnazit në Llabnaselë, nuk kanë arsye për grevë, ngase nuk kanë probleme për organizimin e mësimit.