Ndonëse rezultati i Kosovës në Testin PISA ishte dëshprues, sukseset individuale të nxënësve në Kosovë nuk mungojnë.
Në mesin e shumë garave dhe sfidave të organizuara ku testohen njohuritë dhe aftësitë e nxënësve, Olimpiada e Matematikës, më 25.01.2020, tregoi një sukses të veçantë për shkollën fillore ”Hilmi Rakovica”, në të cilën nxënësja e klasës së nëntë, Vesa Zeqiri, me mbështetjen dhe punën e devotshme të arsimtarës së matematikës, Violeta Kuleta, arriti të zë vendin e tretë në mesin e shumë shkollave tjera pjesëmarrëse.








