Një vajzë nga Gjakova ka raportuar në polici se është dhunuar në mënyrë sistematike nga një mashkull.

Në raportin e Policisë thuhet se sipas saj, dhunimi për herë të fundit ka ndodhur kur ka shkuar për vizitë te nëna e saj, përcjell Ballkani.info.

“DHUNIM/Gjakovë 10.07.2022-22:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se, para disa ditëve kur kishte shkuar tek nëna e saj për vizitë, i dyshuari mashkull kosovar e kishte dhunuar dhe sipas viktimës kjo ka ndodhur në mënyrë  sistematike”, thuhet në raportin e PK.

Policia ka njoftuar më tej se viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa njësitet policore në konsultim edhe me prokurorin  janë duke hetuar rastin. /Ballkani.info