Twitter

Shkoi për ta ndjekur nga afër finalen e turnirit, turma filloi t’i bërtas Elon Musk: Ktheje Twitter-in

Miliarderi amerikan Elon Musk kishte gjetur pak kohë të lirë që ta ndjekë nga afër finalen në turnirin Valorant Champioons 2023, por ishte publiku që atje nuk e priti me duartrokitje.

Njëri prej njerëzve më të pasur në botë dukej se nuk ishte i mirëpritur.

Atë e vërshëllyen vitin e kaluar në një stand-up paraqitje derisa ishte i ftuar si mysafir special, e diçka e ngjashme i ndodhi në turnirin e videolojës Valorant.

Musk kishtëe vendosur të shkojë për ta ndjekur finalen e turnirit Valorant Champions 2023, ku publikuar e vërejtën në mesin e turmës.

Fillimisht filluan të bërtasin, ku komentuesit e garës thanë se këto britma janë më të mëdha sesa ato të mbështetësve të pjesëmarrësve në turnir.

Aty filluan edhe thirrjet “ktheje Twitter-in”, duke bërë që e gjithë salla të gumëzhijë nga zhurma e të pranishmëve.

Kujtojmë që Musk pa marrjes në pronësi ribrendoi Twitter-in duke e kthyer në platformën X, për të cilën shumë konsiderojnë se ishte pjesa e fundit e rëndësishme e këtij rrjeti social.