Shkoi në hotel me të dashurin, postoi fotografi ku gjendej vetëm një krevat – reagimi i mamasë bëhet viral

Një reagim i një mamaje ndaj një fotografie të një dhome të hotelit të vajzës dhe të dashurit të saj ka shkuar virale pasi ajo ka reaguar në lidhje me dhomën që kishte vetëm një shtrat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Caitlin Wren, 18 vjeçe, i dërgoi mamasë së saj një fotografi të dhomës së hotelit në Edinburgh ku çifti po qëndronte gjatë pushimeve.

Punëtorja e kafenesë dhe i dashuri i saj, Dean Jarrett, kishin rezervuar një dhomë në një hotel që kishte krevat dopio dhe shtrat pranë tij.

Pasi ajo i dërgoi nënës së saj Jeananne një foto, ajo mbeti e habitur me reagimin e nënës së saj.

Duke shpërndarë një imazh të shkëmbimit të tyre në Twitter, Caitlin shkroi: “natën në Edinburgh me të dashurin dhe nëna ime mendon se jam akoma 12 vjeç”.

Në tekst Jeananne shkroi: “Turp për Dean që duhet të flejë në një shtrat. Ju thashë të siguroheshit që ishin dy shtretër”.

Ky koment i mamasë, përveçse komenteve të shumta ka nxitur edhe reagime nga shumë njerëz – aq sa nuk e kishin paramenduar.

loading…