Shkoi Melania, kjo është Zonja e Parë e re e Amerikës

Joe Biden është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 46të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden i cili mbush 78 vjet në fund të këtij muaji, do të bëhet presidenti më i vjetër kur inaugurohet në Janar në mes të krizës më të madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, dhe rënien më të thellë ekonomike që nga 1930’ta.

Por, kush është Zonja e Parë e Amerikës?

Biden është i martuar me Jill Biden, e cila tash e tutje do të jetë Zonja e Parë e Amerikës. Ai u martua me Jill në vitin 1977, e cila me profesion është edukatore.