Shkoi e mori me dhunë ish-bashkëshorten nga shtëpia e saj, arrestohet një person në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili sot ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe, pasi demoluar orenditë, e ka marrë me dhunë 21-vjeçaren, ish bashkëshorten e tij.

Në komunikatë thuhet se Policia e stacionit në Ferizaj, me datën 02.09.2022 rreth orës 21:40 ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt është një rast, fillimisht i cilësuar “Shtrëngim, sulm dhe dëmtimit i pronës”

“Ankuesja N.A. e moshës 42 vjeçare ka raportuar në polici se personi V.N. i moshës 27 vjeçar, ish dhëndri i saj, kishte shkuar në shtëpinë e saj, fillimisht kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë e pastaj me forcë ka marr vajzën e ankueses M.A. e moshës 21 vjeçare, ish bashkëshorten e tij dhe kishte vazhduar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.

“Në lidhje me këtë policia e rendit dhe hetuesit e stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet”.

Me tej në njoftim thuhet se njësitet e Policisë Rajonale të Ferizajt të koordinuara, pas një pune intensive hetimore, sot rreth orës 12:00 kanë identifikuar të dyshuarin V.N dhe vendin e ndodhjes së tij, të cilin më pas e kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj,

Pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “dhunim, sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.