Shkodër, digjen 3 makina. Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Tre mjete janë pëfshirë nga flakët në lagjen Rus të Shkodrës.
Makinat kanë qenë të parkuara në rrugicën e njohur si Vajguri.
Një nga mjetet është djegur totalisht, ndërsa dy të tjera janë dëmtuar pasi ndodheshin pranë saj.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, megjithatë nuk përjashtohet pista e një defekti në sistemin elektrik.