“Shko lëpihu nga Ada”, plas sherri në “Për’puthen” mes Mikelës e Brunos

Ne puntatën e sotme ka pasur një debat të ashpër mes Mikelës dhe Brunos.

Pas disa fyerjeve ishte Bruno ai i cili e ofendoi Mikelën duke i thënë se është ende femër e paparë.

Mikela e akuzoi atë se është person me 100 fytyra, madje duke i thënë se është lëpirës.

Mikela: Pas debatit këtu, kemi pasur një bisedë të gjatë. Kam kërkuar dhe ndjesë se ishte prekur dhe në fund i futi një “shut up”, gjë që nuk ma thua dot as ti dhe askush tjetër këtu.

Bruno:I thashë se mund të kem dalë nga vetja, prandaj dola në një ambient të bukur me Adën. Kam folur në telefon me Mikelën dhe i kam thënë që këto lojëra nuk i toleroj, për mua nuk bën.

Mikela: Këto kanë qenë fjalët e tua, njerëzit na duan bashkë. Nuk më interesoj çfarë duan njerëzit. Ti më kërcënove jashtë, kujdes çfarë thua.

Bruno: Ti më ke thënë që edhe nëse nuk më pëlqen, do ta shpreh pëlqimi.

Mikela: Nxirri mesazhet. Kush je ti? Brad Pitti. Ti nxjerr femrat keq, thua “e thashë për batutë”. Nuk më përdor dot mua.

Bruno: Ti ecën me incizim në kokë. Je tradhtuar nga një mashkull, kjo domethënë që nuk ke pjekuri mjaftueshëm.

Mikela: Nuk flet dot për jetën time. Jam transparente, jo si ti me 100 fytyra. Shko lëpihu nga Ada. Ashtu je ti lëpirëse.

Bruno: Ki respekt njëherë.

Mikela: Mos ma trego mua respektin./Indeksonline/